Teatri i Gjilanit

Punëtorët e Teatrit të Gjilanit bëhen me kontrata të rregullta

Aktorët dhe stafi teknik i Teatrit të Gjilanit marrin kontratat e rregullta të punës, njofton Erson Zymberi, drejtor i teatrit.

Sipas tij me këtë punë, Teatri i Gjilanit bëhet teatri i parë që ka mbyllur me sukses dhe transparencë procesin e rregullimit të rekrutimit të stafit përmes audicioneve dhe konkurseve publike.

“Si Drejtor i Teatrit të Gjilanit por dhe si regjisor, koleg e artist, ndjehem i lumtur pafundësisht që këtë muaj, të gjithë punëtorët e Teatrit të Gjilanit përfshirë aktorët dhe stafin teknik marrin kontratat e tyre të rregullta”, shkruani Zymberi.

Ai tha kjo erdhi  pas shumë insistimeve, punës, më shumë se 350 emailave, 48 kërkesave e mbi 100 takimeve, pas krijimit të Asociacionit të Teatrove Publike të Qyteteve të Kosovës në Gjilan dhe  unifikimit të qëndrimeve të  tyre.

Hapja e konkurseve për rekrutim të aktorëve të puntorëve të stafit në teatrot e Kosovës ishte zvarritur si pasojë e masave parandaluese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.