Tymi dhe avulli qe lirohet nga tymtaret e KEK, 06.12.2018

Kjo është cilësia e ajrit mëngjesin e sotëm në Prishtinë

Tymtarët e KEK-ut janë duke ‘vjellë’ tym të dendur mëngjesin e sotëm. Përkundër lirimit të tymit nga këtë tymtarë, cilësia e ajrit sot në Prishtinë është e pranueshme.

Sipas matjeve të fundit që janë bërë në orën 08:00, nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, indeksi i ndotjes së ajrit  është  93.

“Cilësia e ajrit është e pranueshme; megjithatë, për disa ndotës mund të ketë një shqetësim të moderuar shëndetësor për një numër shumë të vogël njerëzish që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit”, thuhet në të dhënat e ambasadës.