Rahovec, vdesin burrë e grua, dyshohet se u asfiksuan nga djegia e një kolltuku

Një burrë dhe një grua të moshës madhore kanë vdekur gjatë ditës së sotme, më 17.03.2024, rreth orës 12:25h në fshatin Pataqan i Poshtëm të Rahovecit.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha për KALLXO.com se nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive të tjera të siguruara, dyshohet se vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi.

Policia ka thënë se tymi ishte krijuar pasi dyshohet se kishte marrë flakë një kolltuk, i cili dyshohet se është djegur nga një prizë elektrike.

“Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjekoligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit” – tha Elezaj.

Tutje është thënë se me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “hetim i vdekjes”.