Kërkohet Përjashtimi i Prokurorisë nga Gjykimi për Sulmin në Kuvend

Në gjykimin e katër aktivistëve të VV-së të akuzuar për sulmin në Kuvend, Ramiz Krasniqi, avokati i Atdhe Arifit kërkoi përjashtimin e prokurorit Abdurrahim Islami dhe në tërësi Prokurorisë Speciale nga gjykimi i katër aktivistëve të “Vetëvendosjes” të akuzuar për sulmin në Kuvend.

Krasniqi kërkesën për përjashtim e arsyetoi me sipas tij ngutinë e prokurorit Islami dhe prokurorisë për të ngritur aktakuzën, edhe pse sipas avokatit ende nuk kanë ardhur rezultatet e qartësimit të xhirimeve të kamerave të sigurisë te Kuvendi i Kosovës në ditën e sulmit, të cilat prokuroria i kishte dërguar jashtë vendit.

Ranmiz krasniqi tha se aktakuza është ngritur ebnde pa u kryer ekspertiza për sulmin që iu bë ndërtesës së Kuvendit më 4 gusht të vitit 2016.

Në këto arsye Krasniqi e mbështeti kërkesën për përjashtim të prokurorit e prokurorisë, duke konstatuar se dyshon në objektivitetin dhe paanshmërinë e prokurorit Islami.

Prokurori Islami tha në gjykatë se po çuditet me këtë kërkesë të avokatit Krasniqi.

“Avokatët po bëjnë kërkesa të paarsyetuara vetëm për të arsyetuar punën e tyre,” tha prokurori.

KALLXO.com kishte shkruar për dërgimin jashtë vendit për qartësim të videove të kaemrave të sigurisë ditën e sulmit në Kuvend.

http://kallxo.com/incizimet-per-sulmin-ne-kuvend-qartesohen-jashte-vendit/

Prokurori Islami pas ngritjes së aktakuzës e sqaroi atë për KALLXO.com.

http://kallxo.com/prokurori-flet-per-pretendimet-e-vv-se-rreth-sulmit-ne-kuvend/