Karrocat e Invalidëve që Transportojnë Mbeturina!

Në fotografi shihet një karrocë invalidësh e ngarkuar me qese të mëdha të najllonta që qytetari thotë se janë të mbushura me bërllok.

KALLXO.com e pyeti për këtë çështje Bejtush Jahën, ushtruesin e detyrës së drejtorit ekzekutiv të Spitalit Rajonal në Ferizaj.

“Unë kam thirrur përgjegjësin e mirëmbajtjes së higjienës dhe kam kërkuar të di se si ka ndodhur kjo, ndërsa më është thënë ato nuk kanë qenë mbeturina, por çarçafë mjekësorë të vendosur në qese,” tha Jaha.

Ai bëri të ditur se do të interesohet deri në fund për këtë rast, ndërsa premtoi se gjëra të tilla nuk do të përsëriten.

karrocat
Një qytetar raportoi me fotografi në KALLXO.com bartjen e mbeturinave me karroca invalidësh në Spitalin Rajonal të Ferizajt

Jaha tregoi se përveç rastit të bartjes së mbeturinave apo çarçafëve me karroca invalidësh, njëra prej këtyre karrocave që ishte donacion për spitalin ka humbur.

Ai bëri të ditur se humbjen  kësaj karroceje e ka lajmëruar në polici.

KALLXO.com kontaktoi edhe me Policinë në Ferizaj, ndërsa zëdhënësi i saj Agim Gashi mohoi të jetë raportuar ky rast në polici.

“Unë i kam shikuar raportimet dhe deri më tani nuk e kam parë se ky rast është raportuar në polici,” tha Gashi.

karrocat1
Një qytetar raportoi me fotografi në KALLXO.com