Jahjaga e Veseli Urojnë për Krishtlindjet Ortodokse
Presidentja Jahjaga në urimin për peshkopin e Rashkës e Prizrenit dhe besimtarët ortodoksë përmendi paqen dhe të gjitha të mirat.
“Uroj që këtë festë më të gëzuar kristiane, ta festojmë në paqe, shëndet, lumturi dhe respekt të ndërsjellë. Që familjet tona të jenë të bekuara me fëmijë dhe që me shumë dashuri e harmoni ta ndërtojmë Kosovën tonë të përbashkët,” uroi Jahjaga.
Ndërkaq, Veseli ka uruar që kjo festë të shërbejë për të forcuar besimin dhe respektin e ndërsjellë.
“Uroj që kjo ditë feste të shërbejë për të forcuar besimin dhe respektin e ndërsjellë. Të mbizotërojë mirësia dhe vullneti dhe të vendosim së bashku për të punuar e ndërtuar një të ardhme ku të gjithë njerëzit mësojnë të duan njëri-tjetrin dhe të jetojnë së bashku në harmoni, për të realizuar shpresat tona për paqe, liri, tolerancë dhe drejtësi për të gjithë, pa dallim,” thuhet në telegramin e urimit të Veselit.
Një autobus me pelegrinë serbë për krishtlindje vizitoi sot kishën ortodokse të Gjakovës.
http://kallxo.com/proteste-para-kishes-ne-gjakove/