Ismet Beqiri

Ismet Beqiri Flet për Rastin e Donika Gërvallës

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nënkryetari Lutfi Haziri së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqirin dhe zëdhënësin e Qeverisë, Arban Abrashin kanë mbajtur një konferencë për media.

“Na vjen keq për rastin e mëhershëm kur zonja Gërvalla ka tentuar të hyjë dhunshëm brenda. Nuk është mirë të hysh kur nuk je i thirrur”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.

Kryetarja e degës së LDK-sënë Gjermani, Donika Gërvalla u pengua të hyjë në mbledhjen e KP të LDK-së nga pjesëtarët e sigurimit, ndërsa në shenjë reagimi, pas saj doli edhe anëtarja e këshillit, Vjosa Osmani.

Donika Gërvalla është vajza e Jusuf Gërvallës, gazetarit e aktivistit të Kosovës të vrarë në Gjermani në vitin 1982.

Beqiri tha se qëndrimi i partisë është që zgjedhjet e brendshme të degës së Gjermanisë dhe asaj të Zvicrës duhet përsëritur duke lënë të kuptohet se pozita e Donika Gërvallës është duke u kontestuar nga organet drejtuese të partisë.

http://kallxo.com/ldk-nis-mbledhjen-plot-telashe/

“LDK-ja ka kohë që ka përsëritur se në këto 2 degë duhet përsëritur zgjedhjet si dhe tjetra Donika Gërvalla nuk është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm, megjithatë ajo ka qenë prezent para dy dite kur ne i kemi prezantuar materialet e mbledhjes së sotme”, ka thënë Beqiri.

Ndërsa nënkryetari Haziri deklaroi se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së i jep mbështetje Kryeministrit të vendit. Ai shtoi se Mustafa gëzon mbështetje edhe sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, ani pse pranoi se gjatë mbledhjes kishte zëra që e kundërshtonin demarkimin e vijës kufitare.

Ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nuk ka pranuar të prononcohet para mediave.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe ish-Kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu i cili preferoi të mos flasë për incidentin me Gërvallën duke thënë se ka dëgjuar zhurmë dhe zëra mirëpo se nuk është në dijeni se çfarë ka ndodhur.