Nait Hasani, mbledhja e Komisionit...

Ish-punonjësit e RTP-së u ‘kërcënohen me kanun’ deputetëve

Nait Hasani, në emër të Komisionit për Administratë Publike tha se u ka ardhur një shkresë nga një këshill grevist i nënshkruar nga Qemajl Sokoli, producent i Radiotelevizionit të Prishtinës, me kërcënimin e deputetëve Nait Hasani, Arban Abrashi, Shqipe Pantina, Xhevahire Izmaku, Rasim Selmanaj.

Sipas kryetarit të këtij komisioni kjo shkresë i akuzon dhe kërkon që me ‘Kanun’ të na ndal neve që mos të hartojmë një projektligj për Radiotelevizionin e Kosovës dhe në të njëjtën kohë mos ta bëjmë kërkesën për kthimin e objektit të Radio Kosovës.

“Jo greva që na frikëson, por na jep stimulim ta hartojmë këtë projektligj dhe këto objekte të cilat ata i kanë shfrytëzuar dhe i shfrytëzojnë padrejtësisht t’ja kthejnë Radio Televizionit të Kosovës”, tha Hasani.

Hasani tha se kanë njoftuar Prokurorinë dhe i ftojë të marrin masa edhe Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme.

“Ka kalu koha e kanunit. Tash e kemi ligjin, do t`u përgjigjemi me ligj”, përfundoi Hasani.