Ambasadori i Kosovës në Shqipëri infektohet me COVID-19

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, është infektuar me COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar vetë Hasani përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor të IKSHPK- së, kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht, këshillat e autoriteteve shëndetësore”, ka shkruar Hasani në profilin e tij në Facebook.