VIDEO: Thaçi përshëndet qytetarët që e pritën pas kthimit nga Haga
17.7.2020 - 20:16
Turma e qytetarëve kanë rrethuar veturën në të cilën gjendet Presidenti Hashim Thaçi.
Ai u kthye nga Haga pas intervistimit që i’u bë në Gjykatën Speciale për katër ditë rresht.
Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur për të pritur atë në pikën kufitare me Shqipërinë, pasi që Thaçi fillimisht nga Haga kishte shkuar në Tiranë e më pas ka ardhur në Kosovës.
Thaçi në ardhjen e tij për në Kosovë ka qenë nën shoqërimin e Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.