Intervistohen prindërit e dyshuar për keqpërdorim të fëmijës për të kërkuar lëmoshë

Dy prindër janë intervistuar nga policia në Mitrovicë për keqtrajtim të fëmijës.

Në njoftimin e policisë thuhet se dje janë intervistuar dy persona, nën dyshimin se të njëjtit duke keqpërdorur fëmijën e tyre e kanë detyruar të dalë dhe të kërkojë lëmoshë.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.