Inspektorati në Prizren Demanton 'Elkos'-in për Kërkesën për Asgjësimin e Mishit

Në tryezën e organizuar nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në lidhje me çështjen e importimit dhe përpunimit të mishit në Kosovë ishin pjesëmarrës Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përfaqësuesi i bizneseve, përfaqësuesi i “Elkos”-it, përfaqësues të inspektorateve të komunave të ndryshme dhe Avokati i Popullit.

Në këtë debat u ngrit edhe çështja e asgjësimit të 720 kilogramëve mish me afat të skaduar në pikën e “Elkos”-it në Prizren.

Përfaqësuesi i “Elkos”-it në Prizren, Fatos Islami, tha se u është bërë e padrejtë pasi mishi nuk ka qenë në shitje por ka qenë në pjesën  e asgjësimit dhe se ata e kanë ftuar Inspektoratin për asgjësim.

Kurse përfaqësuesi i Inspektoratit të Prizrenit, Islam Thaqi, tha që ata nuk kanë marrë kërkesë prej “Elkos”-it për asgjësim.

“Kurrfarë shkrese nuk ka pasur te Inspektorati. Sipas fotografive mishi është gjetur nëpër frigoriferë. Nga raporti i inspektorëve është parë që mishi është prishur më herët sesa që i ka kaluar afati. Afati i ka skaduar me të 25-in, por kërkesë për asgjësim nuk kemi pasur”, ka thënë Thaqi.

http://kallxo.com/mytaher-haskuka-denoncon-mishin-e-skaduar-ne-nje-qender-tregtare-te-prizrenit/

http://kallxo.com/elkos-flet-per-mishin-afat-te-skaduar-ne-supermarketin-ne-prizren/