Arkiv: Ilustrim

Parandalohet futja e mishit të papërdorshëm në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë

Policia e Kosovës njoftoi se në dy raste të ndryshme, në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë, u parandalua futja e mbi 250 kilogramëve mish të papërdorshëm.

Sipas forcave të rendit, rasti po trajtohet në mënyrë të rregullt nga prokurori i shtetit ndërsa, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinaisë vlerësoi se mishi nuk ishte i përdorshëm për konsum.

“Gjatë kontrollit të automjetin me ngasës mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur dhe konfiskuar rreth 120 kg mish. Njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i pa përdorshëm” – thuhet në njoftim.

“Gjatë kontrollit të automjetin me ngasës mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur dhe konfiskuar rreth 150 kg mish. Njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i pa përdorshëm. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin tjetër të policisë.