Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi. Fotografi nga arkivi. REL

Haradinaj: Thaçi mundet me shpërnda Kuvendin për 5 minuta

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, në konferencën e mbajtur pas dështimit të mbledhjes së qeverisë, u pyet edhe për vonesën 6 ditore të Presidentit për t’i thirrur në takim partitë politike për konsultim për datën e zgjedhjeve.

Sipas Haradinajt, nuk ka arsye për vonesa sepse të gjitha partitë janë pro zgjedhjeve .

“Ka ba përgatitje paraprake zyra e tij ligjore. Nuk mundem me paragjyku prej tash. Ka konsultim javën tjetër. Ai i mbledh partitë politike edhe ia ofron mundësitë. Kur te gjithë kanë kërkuar zgjedhje, ai ka punë veç 5 minuta punë. E nënshkruajmë deklaratën për shpërbërje të Kuvendit”, tha Haradinaj.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, javën e ardhshme pritet që të fillojë konsultimet me partitë politike në Kosovë për tejkalimin e situatës pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj. Në njoftimin e tij ai nuk ka përmendur se do të caktojë datë të zgjedhjeve.