Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj Takohet me Drejtorin e CIA-s

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Uashington, ka takuar edhe drejtorin e CIA-s, Mike Pompei.

Me të, Haradinaj ka thënë se ka biseduar për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe më gjërë.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se Kosova dhe ShBA janë partnerë strategjikë në shumë fusha e posaçërisht në atë të sigurisë.

“Kosova është e bekuar që nuk është e vetme në ballafaqim me sfidat rajonale dhe globale”, ka shkruar ai.

Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi e ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli janë duke qëndruar në ShBA për Lutjet e Mëngjesit.