Haradinaj: Shtetasit Turq u Arrestuan për Procedura të Qëndrimit

Në një konferencë për gazetarë pas mbledhjes së qeverisë, Ramush Haradinaj komentoi arrestimin e zyrtarëve të Kolegjit “Mehmet Akif”.

Haradinaj deklaroi se sa ka informata ai, arrestimi ka ndodhur për shkak të procedurave të qëndrimit.

“Unë nuk ka ditë përpara që do të ndodhin këto ndalime.  Arsyeja e ndalimit është arsye e qëndrimit. Me sa di unë është vetëm kjo arsye, e procedurave të qëndrimit”, tha Haradinaj.

Ai mohoi se arrestimi është bërë për arsye tjera.

“Nuk besoj se ka të bëjë me aspektet tjera.(Ne lidhje me te qenurit gylenistë)”, tha Haradinaj.

KALLXO.com shkroi sot për arrestimin e pesë zyrtarëve të kolegjit “Mehmet Akif”.

Kolegji konfirmoi se të arrestuar janë: drejtori i përgjithshëm i Kolegjit “Mehmet Akif”, Mustafa Erden; zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Yusuf Karabina; drejtori i shkollës në Gjakovë, Karaman Demirez; Cihan Oskan dhe Hasan H. Gunakan.

http://kallxo.com/arrestohen-pese-zyrtare-te-kolegjit-mehmet-akif-ne-kosove/

Drejtori i Kolegjit ‘Mehmet Akif’ në Lipjan, Nazmi Ulus, tha për KALLXO.com se shtetasit turq të arrestuar kanë pasur leje të qëndrimit në Kosovë deri në vitin 2022.

http://kallxo.com/drejtori-flet-per-arrestimet-e-stafit-te-kolegjit-mehmet-akif-ne-kosove/

Në fund të tetorit të vitit të kaluar, Policia e Kosovës kishte arrestuar shtetasin turk Ugur Toksoy bazuar në një fletarrest të autoriteteve turke.

Por kërkesa për ekstradimin e tij në Turqi nuk ishte realizuar pasi prokurori i rastit, Ali Rexha, ishte tërhequr nga kjo kërkesë.

http://kallxo.com/terhiqet-kerkesa-per-ekstradim-te-ugur-toksoy-t/