Betimi në Kuvend nga ish Qeveria Haradinaj | Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj Opozitës: Po Bani Hajgare

Kryeministri Ramush Haradinaj u paraqit për pak sot në seancën e Kuvendit, ndërsa dha arsyet pse nuk do të jetë pjesë e debatit të sotëm.

Në Kuvend po debatohet për votimin pa debat të Qeverisë Haradinaj më 9 shtator, ndërsa Haradinaj tha se është i gatshëm të debatojë për programin qeveritar që qeveria ka kërkuar në Kuvend.

“Kurdo qe jeni të gatshëm për ke diskutu për programin qeverisës vi dhe ju respektoj. Sa i perket kësaj teme mendoj qe po boni hajgare”, tha Haradinaj.

Ai më tutje lëshoi seancën.

“Tani ju kisha lut deputetëve se unë po vazhdoj me punë e ju vazhdone debatin”, tha Haradinaj.