Haradinaj mirëpret kërkesën e Thaçit për rritje të pagave për ushtarët

Kryeministri i Kosovës , Ramush Haradinaj ka mirëpritur kërkesën e presidentit Thaçi për rritje të pagave për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ishte një ngjarje e mirë me qenë në drekë me ushtarë. Për rritje të pagave ne e mirëpresim si qeveri, në çdo kohë, sidomos për siguri kurdo qe jepet propozimi  konkret ne jemi në gjendje me e shqyrtu “ tha Haradinaj.

Presidenti Thaçi drekën e ditës së sotme e kishte ngrënë me ushtarët e kazermës ‘Adem Jashari’ në kryeqytet  me ç’rast kishte kërkuar nga qeveria rritje të pagave për këta të fundit.

https://kallxo.com/thaci-i-kerkon-qeverise-tua-rrite-pagat-ushtareve/