Kurti takon komandantin Jashari, flasin për FSK-në dhe rrugën drejt NATO-s
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim më 06.05.2024 me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari.
Gjatë këtij takimi, siç ka njoftuar Kurti, ata kanë biseduar për të arriturat e deritanishme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme të FSK-së.
“Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë. Biseduam gjatë mbrëmë për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme”- ka shkruar Kurti në Facebook.
Më tej, kryeministri ka theksuar se forcimi dhe zgjerimi i ushtrisë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit “është rruga e sigurtë drejt NATO-s”.