Delegacioni i Qeverise se Kosoves ne Lutjet e Mengjesit ne Berlin

Haradinaj merr pjesë në 'Lutjet e Mëngjesit' në Berlin

Kryeministri, Ramush Haradinaj gjatë qëndrimin në Berlin ka marrë pjesë edhe në “Lutjet e Mëngjesit” ku thotë se kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme nga bota dhe nga shteti gjerman.

“Në këtë ceremoni me karakter ndërkombëtar ritheksova rëndësinë e tolerancës dhe punës së përbashkët për paqen. Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve të personaliteteve të kulturës, biznesit dhe politikës, që promovojnë paqen dhe mirëbesimin ndërmjet njerëzve dhe kombeve, në familje dhe në shtet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Gjatë ditës së djeshme, Kryeministri Haradinaj ka zhvilluar një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel.