Haradinaj: Do ta trajtojmë kërkesën e PSD-së për shkarkimin e Rikalos

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së rregullt të qeverisë ka folur edhe për kushtin e PSD-së për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, në këmbim të votës për buxhetin e vitit 2019.

Ai tha që tani kanë më shumë bashkëpunim me PSD-në sesa Listën Serbe.

“Kam punuar shumë mirë me Z.Rikallo dhe nëse shkarkohet ai nuk është për shkak të punës, ai ka dhënë dorëheqje, ndërsa me Listën Serbe s’kam komunikim, me Partinë Social Demokrate (PSD)  kemi një marrëveshje ku aty janë disa detyra e një ndër to edhe shkarkimi i Rikallos dhe ne do të vazhdojmë bashkëpunimin. Në këtë rast jemi më shumë më PSD, sepse Lista Serbe po na bënë probleme sepse gjithmonë i kamë mangut 3 ministra. Në këtë rast do ta trajtojmë kërkesën e PSD-së”, tha Haradinaj.

Më 21 dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës kishte votuar në parim Projektligjin për Buxhetin.

Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nuk i dhanë mbështetje koalicionit qeveritare. Mirëpo një mbështetje të kushtëzuar ia dha Partia Socialdemokrate, çka ishte e mjaftueshme që të miratohej në leximin e parë.

Kjo e fundit ka paraqitur pesë kërkesa në mënyrë që deputetët e saj të votojnë edhe në lexim të dytë këtë projektligj.

Kushtet e kërkuara nga PSD, e të bëra publike në Kuvend e përmes konferencave për media janë: Ligji për Dialogun, Ligji për Qeverinë, që nënkupton zvogëlimin e numrit të zëvendësministrave, Ligjit për paga, shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo dhe draftimin e Kodit pensional dhe reformën e plotë të këtij kodi që do të udhëhiqej nga PSD.

Kushti ‘fantazmë’ i PSD-së për Qeverinë Haradinaj

https://kallxo.com/miratohet-ne-parim-buxheti-per-vitin-2019/