Hapet projekti ‘Prishtina: Qyteti i Nderit dhe Mirënjohjes’

Organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Muzeu i Kosovës dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë është hapur të martën, në Muzeun e Kosovës faza e parë e  projektit ‘Prishtina: Qyteti i Nderit dhe Mirënjohjes’.

Në fazën e parë të këtij projekti janë prezantuar vepra artistike që tregon për rrugëtimin e Prishtinës nëpër etapa të ndryshme historike.

Punimet e prezantuara janë produkt i punës së një grup studentësh të udhëhequr nga artistja amerikane Ellen Frank,  drejtoreshë artistike e Organizatës “Qytetet e Paqes” – eksperte këshilluese nga Programi i Fullbright Specialist.