Foto-ilustrim

Grabitje e armatosur në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sonte në një supermarket në Prishtinë.

Burime të KALLXO.com thonë se grabitja ka ndodhur në një supermarket në rr. “Sejdi Kryeziu”, në lagjen “Aktash”.

KALLXO.com merr vesh se hajnat kanë arritur të grabisin një shumë parash.

Sipas burimeve të KALLXO.com, në këtë grabitje kanë qenë së paku dy persona të armatosur me pistoleta.

Kohëve të fundit janë shpeshtuar grabitjet nën kërcënimin e armëve.

KALLXO.com raportoi për grabitjen e një banke në lagjen Veternik në Prishtinë në pikë të ditës.

https://kallxo.com/video-grabitja-e-bankes-ne-veternik/

Ditë më parë në lagjen Veternik është vrarë një person për të cilin dyshohet se kishte tentuar të kryente vjedhje në një shtëpi.

https://kallxo.com/prokuroria-jep-detaje-rreth-vrasjes-ne-veternik/

Më 24 tetor, viktimë e grabitjes së armatosur ishte supermarketi “Meridian”, në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

https://kallxo.com/foto-grabitje-e-armatosur-ne-prishtine/

https://kallxo.com/video-hajnat-filmohen-duke-vjedhur-marketin-ne-lipjan/

www.kallxo.com