Gjykimi për Tenderin e KEK-ut

Arianit Koci avokat i Sami Lushtakut tha se për klientin e tij ka paragjykime.

“Problemi më i madh i zotit Lushtaku është paragjykimet ndaj tij. Këto paragjykime kanë sjellë edhe në këtë aktakuzë në një mënyrë ai është bërë fajtor kujdestar i të gjitha problemeve të Kosovës. Unë do ta dëshmoj se absolutisht nuk ka lidhje me këtë çështje penale, faji i tij i vetëm është që njëri prej bashkëpronarëve është i afërt i tij, çka edhe ai ka pasur të drejtë të konkurrojë në tender,” tha Koci.

Gazeta “Jeta në Kosovë” shkroi në prillin e vitit 2014 se tenderin për sigurimin e objekteve të KEK-ut e fitoi kompania e drejtuar nga nipi dhe ish-truproja e Sami Lushtakut.

Tender Milionësh për Ish-Truprojën dhe Nipin e Sami Lushtakut

Të akuzuar në këtë proces janë edhe Milazim Lushtaku e Esat Tahiri, i pari djalë i vëllait të kryetarit të Skenderajt e i dyti ish-truprojë e tij.

Avokati Koci përfundoi se nuk ka asnjë provë që dëshmon fajësinë e klientit të tij.

“Nuk asnjë provë të besueshme apo të artikulueshme  e cila do ta dëshmojë fajësinë e tij. Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, ju siç e patë sot është dashur të ndërpritet seanca në mënyrë që ai të marrë ajër të pastër,” tha Koci.

Bajram Tmava mbrojtësi i Driton Pruthit tha pas seancës se sot është paraqitur fjala hyrëse e prokurorit dhe mbrojtësve dhe se sa i përket të mbrojturit të tij është e qartë se ai vetëm i ka zbatuar dispozitat e Ligjit të Prokurimit.

“Sot ka qenë fjala hyrëse të cilën e kanë paraqitur prokurorët dhe avokatët mbrojtës, fjala hyrëse e prokurorit me propozimin tonë është trajtuar pak më shkurt, pasi që është lexuar vetëm në gjuhën shqipe, ndërkaq avokatët secili e ka paraqitur opinionin e vet. Për sa i përket të mbrojturit tim çështja është shumë e qartë-në tërësi janë zbatuar dispozitat e ligjit mbi prokurimin publik që ka qenë atëherë në fuqi”, tha Tmava.

13:20

Avokatët e të akuzuarve thanë se aktakuza nuk mbështetet në prova.

11:53

Gjykata dha pauzë prej 5 minutash për arsye se përsëri për shkak ttë mosfunksionimit të ngrohjes dhe ajrimit, u bë nxehtë në sallën e gjykimit.

10:45

Në gjykimin për tenderin e KEK-ut po lexohet fjala hyrëse e prokurorisë

Edhe pse Prokuroria e EULEX-it ngriti aktakuzë ndaj shtatë të akuzuarve për tenderin e KEK-ut, u vendos që të lexohet përkthimi në gjuhën shqipe i fjalës hyrëse.

Prokuroria në këtë fjalë tha se gjatë gjykimit do të paraqiten prova që do të vërtetojnë se në këtë tender ka pasur shkelje të prokurimit.

10:05

Sistemi i ngrohjes dhe ajrimit nuk është duke funksionuar, ndërsa salla e gjykimit është ngrohur shumë nga mjete të improvizuara.

Para se të jepej pauza, prokurori filloi fjalën e tij hyrëse.

10:00

Shtatë të akuzuarit për tenderin e KEK-ut janë deklaruar të pafajshëm.

09:35

Seanca e këtij gjykimi ishte e hapur vetëm 10 minuta gjatë të cilave mediet mund të merrnin pamje dhe fotografi, pa u fokusuar sipas gjykatës te fytyrat e të akuzuarve.

Aktualisht të akuzuarve po u merren të dhënat personale.

Përveç Gjukajt e Lushtakut në këtë proces është i akuzuar edhe ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) Hysni Hoxha.

Gjukaj, Lushtaku, Hoxha dhe 4 persona tjerë akuzohen për Gjukaj, Lushtaku e pesë persona tjerë akuzohen për tenderin milionësh të sigurimit fizik të objekteve të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës.

Vlera e tenderit të sigurimit fizik për të cilin akuzohen këta shtatë persona ishte rreth 6 milionë euro.

Gjuka, Hoxha e ish-drejtori i prokurimit Driton Pruthi dhe Azem Duraku akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar, ndërsa kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Pjesë e gjykimit janë edhe Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku që akuzohen për veprën penale mashtrim.

Hetimet lidhur me këtë rast kishin filluar më 5 tetor 2012, ndërsa aktakuza ishte ngritur më 16 janar 2015.

Avokatët e të akuzuarve thonë se aktakuza është ngritur pas afatit ligjor të hetimeve, ndërsa ata kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për masë të përkohshme ndaj këtij gjykimi.

Ata janë ankuar për mosreagimin e Kushtetueses më 9 shkurt kur në lidhje me këtë gjykim u mbajt seancë statusore.

http://kallxo.com/3-minuta-e-hapur-seanca-ndaj-gjukajt-e-lushtakut/

[interaction id=”56cd6b1de5be274a1feb2321″]