Tender Milionësh për Ish-Truprojën dhe Nipin e Sami Lushtakut

“Security Code” në pronësi të përbashkët të ish-truprojës dhe djalit të vëllait të Sami Lushtakut, kryetarit të Skenderajt, fitoi sërish tenderin milionësh për sigurimin e objekteve nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Dy kontratat e mëhershme janë kritikuar nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm për kryerje të pagesave për punë të pakryera dhe jashtë kontratës. Po ashtu “Security Code” është duke u hetuar nga EULEX-i për një tender të ngjashëm të fituar më 2012 nga KEK-u.