Gjashtë pikat e PDK-së për dialogun me Serbinë
Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi tha se subjekti i tij politik është pro dialogut, por kundër korrigjimit të kufirit dhe cenimit të sovranitetit të Kosovës.
“Qëndrimi i PDK-së, është pro dialogut, por në asnjë mënyrë nuk do të lejohet cenimi i integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës. Pas asnjë bazë, ata që po flasin për ndarje apo korrigjim të territoreve janë duke shkaktuar qëllimshëm panik për qytetarët”, tha Krasniqi.
PDK-ja ka prezantuar edhe 6 pika që sipas tyre duhet të përfshihen në rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi:
- Kuvendi jep mbështetje të vazhdimit të dialogut me Serbinë si mënyra më e mirë që do të rezultonte me integrimet e të dyja vendeve dhe me njohje reciproke
- Kuvendi do të angazhohet për konsensus të brendshëm politik për dialogun
- Kuvendi themelon një komision të veçantë për ta monitoruar afër punën e dialogut dhe
- Delegacioni i emëruar nga qeveria dhe opozita do t’i raportojë rregullisht komisionit të veçantë për ecurinë e dialogut
- Kuvendi ka rol qendror dhe vendimtar për dialogun dhe marrëveshja eventuale me Serbinë mund të jetë e vlefshme vetëm pas ratifikimit në Kuvend me votat e 2/3 të deputetëve ose përmes referendumit me shumicë të votave të qytetarëve
- Kuvendit i Kosovës rithekson se Kushtetuta, sovraniteti, integritet territorial i Kosovës, janë të pacenueshme.
https://kallxo.com/ldk-kerkon-nga-deputetet-ta-mbeshtesin-rezoluten-kunder-korrigjimit-te-kufirit/
https://kallxo.com/hoti-ideja-e-korrigjimit-te-kufijve-eshte-korrigjim-i-deklarates-se-pavaresise/
.