Kufiri Kosovë-Maqedoni e Veriut, parandalohet kontrabandë me mallra në vlerë rreth 30 mijë euro

Policia dhe Dogana e Kosovës kanë njoftuar se kanë parandaluar një rast të kontabandimit të mallrave të ndryshme në vlerë prej 30 mijë euro në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut.

Sipas njoftimit, më  datën 21.05.2024  njësia e lartcekur, në brezin kufitar Maqedoni e Veriut- Kosovë, ka ndaluar një të dyshuar, i cili po e drejtonte një kombi/furgon me targa  vendore  dhepa patent- shofer.

“Gjatë kontrollit të realizuar është vërejtur se personi i dyshuar kishte të ngarkuar disa pako me mallra të ndryshme si në vijim: sirup ‘Takovo’ rreth 900 litra, filtera Grande rreth 70000 copë, filterë ‘Gentelmen’ rreth 450,000 copë, kavanoza të qelqit me mjaltë në sasi prej rreth 1200 kg, 28 palë këpucë,  2 karrige luhatëse me pajisje përcjellëse dhe 2 pasqyra. Mallrat e lartcekura që dyshohet si të kontrabanduara sipas vlerës së tregut arrijnë shifrën rreth 30.000 euro”- thuhet në njoftim.

Polcia thotë se me urdhër të prokurorit personi i dyshuar dërgohet në qendër të ndalimit për 48 orë.

Ndërsa malli i kontrabanduar, sipas njoftimit, dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor përkatës.