Gjakovë, vetura godet motoçiklistin

Një motoçiklist është goditur nga një veturë në Gjakovë.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 15:00.

Sipas policisë, për shkaktimin e aksidentit është arrestuar një person i dyshuar pasi që i njëjti derisa ishte duke lëvizur me veturë, është aksidentuar me motoçiklistin.

Si pasojë e lëndimeve të marra nga asindeti, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesit i motoçikletës dhe një pasagjere.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.