Frashër Krasniqi - Foto: Facebook/FrasherKrasniqi

Frashër Krasniqi tregon pse të dorëhequrit nga VV nuk formuan parti

Deputeti Frashër Krasniqi ishte i ftuar në emisionin “Click” të RTV21, ku foli për Partinë Socialdemokrate.

Ai tha se koncepti dhe parimet socialdemokrate duhet të bëhen të rëndësishme në Kosovë.

“Socialdemokracia duhet me u aktivizu në Kosovë, nuk ka edhe shumë rëndësi në çfarë emri, por ideja është që koncepti dhe parimet e socialdemokracisë duhet me u bo të rëndësishme në Kosovë, dhe me u bo pjesë e diskursit publik nëpër debatin shoqëror që e bëjmë na në Kosovë. Mendoj që kjo më së miri mundet me u bo prej një partie që tashmë e ka këtë emër, Partia Socialdemokrate e Kosovës. Nuk mund të themi që është një fillim i një subjekti të ri, por as që është thjeshtë riaktivizim i kësaj partie. Më shumë është kombinim”, tha Krasniqi, shkruan rtv21.tv.

Deputeti tha se mendon që një shoqëri që nuk e ka një parti socialdemokrate është problematike.

“Problematike në kuptimin që flet shumë se çfarë politika josociale janë djegë në atë shoqëri”, përfundoi Krasniqi.

Ish-udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë marrë frenat e Partisë Socialdemokrate (PSD), e cila ishte themeluar më 10 shkurt të vitit 1990./21Media