(FOTO) Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e gjashtë televizorëve

Policia e Kosovës ka arrestuar një 30 vjeçar mëngjesin e sotëm pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer një vjedhje të rëndë në fshatin Doberqan të Komunës së Gjilanit.

Policia ka sqaruar se i dyshuari me anë të mjeteve të forta të cilat i kishte përdorur gjatë vjedhjes, ka hyrë me forcë në një lokal dhe nga ku ka vjedhur gjashtë televizorë, 1 DVR të kamerave si dhe 30 euro para të metalta.

Tutje, në njoftim thuhet se policia në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur gjërat e vjedhura, të cilat janë konfiskuar nga ana e policisë, për t’i kthyer tek pronari legjitim.

Ndërsa, i dyshuari i cili është intervistuar në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.