FOTO: Aksident te ‘Santea’ në Prishtinë, ka të lënduar

Një aksident I rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash te “Santea”, në Prishtinë.

Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

Qytetari ka thënë se në këtë aksident ka edhe të lënduar.

Siç shihet në foto, Policia është në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes është edhe autoambulanca.

Këto janë fotot e dërguara në KALLXO.com nga qytetari.