
Ilustrim
Aksident me disa të lënduar në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë, policia me detaje
10.6.2023 - 12:50
Shtatë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 e 30 në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura. Pesë burra e dy gra kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.
Njëri nga ta ka pasur lëndime serioze ndaj edhe është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me shkaqet e aksidentit ndërsa ka njoftuar edhe Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.
Prokurori kujdestar është njoftuar dhe rasti është në procedurë hetimore.