Policia jep detaje për aksidentin në Badovc

Tre persona janë lënduar në aksidentin për të cilin KALLXO.com raportoi disa minuta më parë e që kishte ndodhur në Badovc.

Zyra për Informim e Policisë në Prishtinë, ka thënë për KALLXO.com se aksidenti është regjistruar rreth orës 7 të mëngjesit në rrugën magjistrale Gjilan- Prishtinë.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë marrë lëndime trupore”- kanë thënë për KALLXO.com nga zyra për informim.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësia e trafikut po merret me rastin.

Aksident mes dy veturave te liqeni i Badovcit- Fotografi