Foto-ilustrim

Tre të lënduar në aksidentin në Maxhunaj të Vushtrrisë

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, në rrugën Mitrovicë- Prishtinë.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, ka thënë për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30 mes dy makinave.

“Sonte, rreth orës 20:30, është raportuar për aksident trafiku i ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë në fshatin  Maxhunaj, në aksident  janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit  tre  persona janë  lënduar”- ka thënë Zahiti.