Aksident në rrugën Gjakovë - Klinë, tre persona të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte te kodra e Vraniqit, në rrugën Gjakovë – Klinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka njoftuar se në aksident të përfshira kanë qenë dy automjete.

“Rreth orës 16:00 është raportuar aksident trafiku tek kodra e Vraniqit (rruga Gjakovë-Klinë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete. Për pasojë përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime (lëndime të lehta trupore)”- ka thënë ai.

Tutje ka shtuar se rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.