Foto: Ilustrim

Aksident i rëndë afër Malishevës, 8 të lënduar

Tetë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Tërpezë e Poshtme të Malishevës, konkretisht në rrugën Malishevë-Arllat.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, tetë persona kanë pësuar lëndime”-ka thënë Elezaj për KALLXO.com.

Ai ka shtuar se rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30.