Ilustrim

Ferizajasi arrestohet për armëmbajtje pa leje

Një person në fshatin Pleshtinë të Ferizajt është arrestuar dje për armëmbajtje pa leje.

Policia ka njoftuar se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një kallashnikovë, me tre karikatorë, dhe 40 fishekë.

I dyshuari për armëmbajtje pa leje është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nga ana e policisë po cilësohet si armëmbajtje pa leje.