Fakte të Shpejta për Kaçanikun

Një varg premtimesh kishte bërë kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi në fushatën dhe debatet parazgjedhore kur kishte hyrë në garën për kryetar të komunës në vitin 2013.

Në debatin “Jeta në Komunë” me Jeta Xharrën dhe asamblistët komunalë, Ilazi foli për ato që ka bërë dhe nuk ka bërë gjatë dy viteve të para të mandatit të tij të dytë si kryetar.

Edhe opozita ia përmendi ato që ai i ka premtuar dhe nuk i ka realizuar gjatë kësaj kohe si dhe punët që, sipas opozitës, janë kryer keq.

Punësime partiake e familjare e shumë tenderë të dhënë për një numër të vogël të kompanive duket të jenë karakteristika të Kaçanikut.

Ja disa fakte për Kaçanikun e qeverisur nga Besim Ilazi: [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]1. Besim Ilazi është në mandatin e tij të dytë si kryetar i Komunës së Kaçanikut.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]2. Ilazi kishte premtuar zhvillimin ekonomik të komunës në zgjedhjet e vitit 2013.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]3. Komuna e Kaçanikut ka të parapara 3 zona industriale, por ka ndarë vetëm 10 mijë euro për këto zona.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]4. Pothuajse asnjë biznes nuk është vendosur në këto zona.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]5. Raporti i Auditorit të Përgjithshëm ka gjetur 21 rekomandime për Komunën e Kaçanikut.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]6. LDK pretendon se shumicën e tenderëve të Komunës i fitojnë tri kompani që janë të lidhur me partinë në pushtet (PDK-në).[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]7. Sipas LDK-së, në shumicën e tenderëve të Komunës së Kaçanikut kanë qenë vetëm nga tre ofertues.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]8. Në Komunën e Kaçanikut është hapur kompania “Kivo”, ku janë punësuar 60 qytetarë.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]9. Axha i kryetarit Besim Ilazi është bërë drejtor i QKMF-së. Opozita e akuzon kryetarin se kjo ka ndodhur duke shkelur ligjin.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]10. KMP ka gjetur disa shkelje lidhur me këtë konkurs dhe ka kërkuar të anulohet por kjo kërkesë nuk është përfillur.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]11. Vajza e axhës së Besim Ilazit, Shkurte Tali është punësuar në çerdhen “Agimi”. [/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]12. 11 mijë euro bashkëfinancim i komunës për subvencione për kultivimin e mjedrave kanë dështuar pasi që disa fidanë ishin të infektuara. Komuna thotë se do të kompensohet shuma e humbur.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]13. Sigurimin fizik të objekteve të komunës e bën kompania e vëllait të nënkryetarit të komunës.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]14. Tre asamblistë kanë kaluar nga AAK në PDK, duke i mundësuar PDK-së të qeverisë e vetme.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]15. Njëra nga asamblistët që ka ndërruar partinë është Lirije Qeli. Ajo u punësua në fshatin Ivajë si mësimdhënëse pasi kaloi nga AKK në PDK.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]16. Kaçaniku nuk ka as stadium e as palestër sportive. Të dyja këto janë në ndërtim.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]17. Klubi i Futbolli “Lepenci” para katër viteve ishte në Superligën e Kosovës në Futboll, tani garon në ligën e dytë të Kosovës (rangu i fundit i garave në Kosovë).[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]18. Në bibliotekën e Kaçanikut gjatë dimrit ka nxënës që shkojnë për të mësuar me nxehëse të tyre pasi biblioteka s’ka ngrohje. [/otw_shortcode_quote]

http://kallxo.com/kacaniku-i-punesimeve-te-dyshimta-dhe-bores-se-qershorit/