Ilustrim

Kanosi përmes rrjeteve sociale një grua, arrestohet i dyshuari në Kaçanik

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një të dyshuar për kanosje ndaj një gruaje në Kaçanik.

Siç është njoftuar në raportin 24-orësh policor më 21.04.2024 Policia ka arrestuar burrin, i cili dyshohet se derisa ishte jashtë shteti përmes rrjeteve sociale e kishte kanosur verbalisht viktimën.

Kjo kanosje është thënë se ka ndodhur më 15.04.2024, në 12:10h.

Policia ka thënë se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.