Ilustrim

Kaçanik, arrestohet i kërkuari për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Policia në Kaçanik ka arrestuar të dyshuarin A. B., të moshës 25-vjeçare, i cili kërkohej me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është arrestuar më 05.04.2024, rreth orës 09:15.

Urdhëresa e Gjykatës së Ferizajt kishte të bënte me dënim burgimi prej 12 muajsh ndaj të dyshuarit, siç njofton Policia.

“Ai (A. B.) ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale: ‘Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’ me dënim burgimi prej dymbëdhjetë (12) muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 05.04.2024.