Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Kaçanik, një burrë raportohet i zhdukur nga dhjetori i vitit 2023

Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar më 03.04.2024 në Kaçanik.

Sipas Policisë, një qytetar ka raportuar se një burrë është zhdukur nga dhjetori i vitit 2023.

“Nga dhjetori i vitit 2023 është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”- thuhet në njoftimin e Policisë të datës 04.04.2024.

Policia ka njoftuar se rasti është nën hetime.