Dy premiera filmike shfaqen sot në kinemanë ABC në Prishtinë

Kino ABC në Prishtinë do të shfaqë gjatë ditës së sotme dy premiera filmike, filmin e animuar “The grinch”, në 3D, një komedi familjare dhe filmin “Widows”, të zhanrit dramë- krim.

Këto dy premiera, siç bënë të ditur menaxhmenti i Kino ABC-së, në Kosovës shfaqen në të njëjtën ditë sikurse edhe në qendrat mëdha botërore.

Oraret:

“The grinch” në ora 17:00.

“Widows” në ora 19:30.

“The girl in the spider’s web” në ora 22:00.