Bekim Fehmiu

Nesër shfaqet filmi dokumentar për Bekim Fehmiun në Prishtinë

Filmi dokumentar “Bekim Fehmiu”, me skenar të Fahri Musliut dhe regji të Valmir Tertinit shfaqet nesër në Prishtinë.

Filmit do të shfaqet në ora 13:00 në Kino ABC.

Filmit pasqyron historinë e jetës dhe sukseset në fushën kinematografisë së Bekim Fehmiut.

Filmi “Bekim Fehmiu” është shfaqur në Tiranë në muajin shtator dhe në Prizren në tetor.

Bekim Fehmiu mbeti ndër të vetmit aktor shqiptar i cili arriti të luajë në filma dhe seritë më të njohura botërore,  sikurse në serinë “Odiseu”, filmat: Aventurierët”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, etj.

Bekim Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936, në një familje gjakovare, ndërsa vdiq më 15 qershor 2010 në Beograd, duke bërë vetëvrasje, sipas versionit zyrtar.