Rikthehen premierat në Kinemanë 'ABC' në Prishtinë

Kinemaja ‘ABC’ në Prishtinë do të shfaqë nesër premierën e filmit ‘’No Time To Die’’.

Filmi do të shfaqet nga ora 18:00.

“Daniel Craig kthehet për herë të fundit me misionin e tij si agjenti 007, në premierën e filmit ‘No Time to Die”’, thuhet në njoftimin e Kino ABC-së, dërguar mediave.

Publiku do të ketë rast të shijojë aventurat e radhës së agjentit 007, në përpjekje për të shpëtuar një shkencëtar të rrëmbyer.

Gjatë kësaj jave në Kino ‘ABC ‘do të vazhdojë të shfaqet edhe filmi “The Boss Baby 2”.

Ky film shfaqet nga ora 16:00, ndërsa gjatë vikendeve në ora 13:00.