Ilustrim: Kallxo.com

Dy aksidente trafiku në rajonin e Prizrenit, dy të lënduar

Dy aksidente trafiku raportohet se kanë ndodhur dje në rajonin e Prizren.

Aksidenti i parë është raportuar rreth orës 11:00, ku një person i dyshuar derisa ishte duke drejtuar motoçikletën në mënyrë të pasigurt ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Si pasojë e këtij aksidenti, i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Aksidenti i dytë raportohet të ketë ndodhur pasdite në Suharekë, ku një çikliste e moshës së mitur nga pa kujdesia ka shkaktuar vet aksident trafiku.

Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta nga spitali i Prizrenit është transferuar në QKUK për tretman mjekësor.