Arrestimi i Marko Gjuriqit, mars 2018

Drejtori i Policisë Flet Shkurt për Arrestimin e Gjuriqit

Drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni është pyetur në Komisionin për Punë të Brendshme për aksionin e djeshëm në të cilin u arrestua Marko Gjuriq.

Zëvendëskryetari i parë i Komisionit për Punë të Brendshme Rexhep Selimi, e pyeti Shpend Maxhunin në lidhje me aksionin e djeshëm të policisë në Mitrovicën Veriore, kur u arrestua shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

Selimi kërkoi të dijë pse Gjuriq u lirua, pasi sipas deputetit të VV-së, zyrtari serb dyshohej edhe për vepra tjera, përveç hyrjes pa leje në territorin e Kosovës.

“Gjuriq nuk ka pasur akuza tjera, por vetëm ndalim hyrjeje”, tha Maxhuni.

Ai deklaroi se policia ka zbatuar urdhrin e marrë nga Qeveria e Kosovës.

“Ne kemi pasur një vendim të Qeverisë së Kosovës për të ndaluar hyrjen e zyrtarëve serbë dhe ne kemi zbatuar vendimin e Qeverisë së Kosovës. Ai vendim është ekzekutu nga pjesëtarët tanë”, tha Maxhuni.

Marko Gjuriq u arrestua mbrëmë në Mitrovicën Veriore, ndërsa më pas u soll në Prishtinë, për t’u depërtuar nëpërmjet Pikës Kufitare në Merdar.