Foto: Albin Kurti, Facebook

Kurti ftohet për raportim në Kuvend lidhur me procesin e dialogut

Kuvendi i Kosovës e ka ftuar për raportim në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryesia e Kuvendit vendosi qe seanca për raportimin e Kurtit, pritet të mbahet të premten.

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se janë dakorduar për dy seanca.

“U dakorduam që të kemi dy seanca, ditën e enjte me pikat e pa përfunduara. Ndërsa seancë të re do të ketë të premten ku pikë e parë e rendit do të jetë raportimi i kryeministrit Kurti për dialogun Kosovë – Serbi”- tha ajo.

Ndërsa kryetarit i grupit tparlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se Kurti do të raportojë për takimet e fundit në Bruksel.

“Seanca do të mbahet ditën e premte, u pajtuam që ta ftojmë kryeministrin për raportim në Kuvend lidhur me takimet e fundit, çka ka pranu kryeministrit, dhe si kemi ardh deri te ky moment”- tha ai.

Kurse, Besnik Tahiri shef i grupit parlamentar të AAK-së, tha se raportimi i kryeministrit është i domosdoshëm.

“Diskutuam dy çështje me rëndësi. E shohim të rendësishme raportimin e Kurtit para Kuvendit për atë se çka ka ndodh në Bruksel. Ky raportim ëahtë i domosdomshëm jo vetëm për transparencën. Është e pafalshme në qoftë se veprimet dhe qasja në Bruksel ta dëmtojë vendin dhe të mos diskutohet në Kuvend”- tha ai.

Abelard Tahiri, shef i deputetëve të PDK-së tha se Kurti e ka obligim raportimin në legjislativ.

“Është obligim i kryeministrit që duhet ta respektojë rregulloren që të raportojë në Kuvendin e Kosovës. U dakorduam për ditën e premte”- tha ai.

Qeveria e Kosovës kishte njoftuar se presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023”.

Qeveria ka lëshuar një komunikatë pas takimeve që kryeministri Albin Kurti ka pasur me udhëheqës europianë më 26 tetor në Bruksel.

Qeveria pas takimeve të Kurtit në Bruksel: Kosova ka qenë e gatshme të nënshkruajë marrëveshjet, Serbia jo