Komandanti i FSK-së raporton në Komision pa praninë e mediave

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënan Bashkim Jashari do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, lidhur me raportin vjetor të punës për vitin 2023.

Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha (AAK) njoftoi se raportimi i Jasharit do të mbahet i mbyllur për media.

Berisha tha se pyetjeve nga gazetarët mund të iu përgjigjet pas raportimit të Jasharit.