Ilustrim

Digjet shtëpia në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Në Prishtinë gjatë ditës së djeshme një shtëpi është kapluar nga zjarri, por nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Rastin e ka bërë të ditur vetë pronari i saj në polici, i cili ka raportuar se një pjesë e shtëpisë së tij është përfshirë nga zjarri.

Policia në raportin 24 orësh thotë se në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë  policore dhe njësiti i zjarrfikësve, të cilët fillimisht e kanë vënë nën kontroll zjarrin dhe më pas kanë arritur që zjarrin ta fikin në tërësi.

Po ashtu thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 13:20 dhe se shkaqet ende nuk dihen.