Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit - 23.11.2018

Dështon propozimi i Veselit për të ia rritur pagën Drejtorit të Antikorrupsionit

Ka dështuar propozimi i Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli për të ia rritur pagën drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit.

I pari i Kuvendit propozi amandamentin që aa rrit koeficientin drejtorit të Antikorrupsionit sa të deputetit.

“Propozimi tjetër ka të bëjë me institucionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit. Kryeshefit të Agjencionit iu është ulë paga. Nuk është mesazh i mirë. Aktualisht me propozim e ka 6.75%, e t’i bëhet propozimi aq sa e kanë deputetët e Kuvendit të Kosovës”, tha Kadri Veseli para deputetëve.

Ky propozim i Veselit, ndonëse doli dy herë në votim, nuk morri votat e mjaftueshme për të kaluar.

“Meqë nuk po i arrinë votat e mjaftueshme, po e tërheqi propozimin”, tha Veseli para deputetëve.